Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon dhunën e policisë ndaj gazetarit Lela

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon dhunën e policisë ndaj gazetarit Lela

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënoi dhunën dhe ndalimin nga policia të redaktorit të portalit Politiko.al Alfred Lela, gjatë protestës së 17 majit, pas rrënimit të Teatrit Kombëtar.

Lela ishte në protestë në krye të detyrës së tij si gazetar, por policia, mes të cilëve dhe një civil, e kapi dhe e shoqëroi atë në komisariat.

Pas lirimit, Lela sqaroi se ishte përpjekur të ndërhynte në mënyrë paqësore midis policisë dhe protestuesve pas trajtimit të dhunshëm të një gruaje protestuese nga oficerët e policisë.

Këto pamje duken qartë dhe në videon e mëposhtme.

Gazetari u mbajt në paraburgim për rreth dy orë, dhe tha se ai ishte sulmuar dhe fyer nga policia.

Dhunën joproporcionale ndaj Lelës dhe protestuese e dënoi dhe Këshilli i Mediave Shqiptare. Unioni i Gazetarëve Shqiptar gjithashtu dënoi arrestimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>