Instituti Robert Koch ka paralajmëruar se Gjermania mund të përballet me një valë më të keqe të Covid-19 në javët e ardhshme.
Kjo valë sipas Institutit do të jetë me e keqe se kulmi që arriti Gjermania në dhjetor.
Raporti i Institutit thotë se “trendi aktual tregon se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë më i lartë, duke filluar gjatë javës së 14-të kalendarike, sesa niveli që pamë rreth Krishtlindjes”.
Shumica e rasteve të reja do të jenë nga varianti britanik i virusit, sipas këtij paralajmërimi.
Numrat e rasteve për këtë variant janë dyfishuar çdo 12 ditë, që nga java e dytë në janar. Variantet e tjera të virusit po bien me 19 % në javë.
Ditët e fundit shifrat e rasteve kanë shënuar një rritje.
Zyrtarët gjermanë po përgatiten të lehtësojnë kufizimet që kanë mbyllur shkolla dhe biznese për muaj të tërë.
Në Gjermani ka pasur dhe protesta kundër kufizimeve.