Vetëm pak ditë pas telefonatës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe Kryeministrit Edi Rama, tre senatorë amerikanë takuan në Tiranë kreun e organizatës së muxhehedinëve MEK, Maryam Rajavi.
Tre senatorët, Thom Tillis, Roy Blunt dhe John Cornyn u takuan me Maryam Rajavin për të diskutuar për Rajavi për të diskutuar politikat amerikane ndaj Iranit dhe mundësinë e ndryshimit të regjimit. Sipas një deklarate të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit:
“I udhëhequr nga Senatori Blunt, delegacioni [amerikan] uroi zhvendosjen e sigurtë të të gjithë banorëve të Kampin e Lirisë jashtë Irakut dhe i uroi atyre sukses në luftën e tyre për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iran.”
Senatorët nuk janë të parët zyrtarë të lartë amerikanë që takohen me organizatën MEK në Tiranë. Në mars, ish-drejtori i FBI-së Louis J. Freeh vizitoi muxhahedinët e strehuar në Shqipëri, dhe senatori John McCain bëri të njëjtën gjë në prill. Në të dy rastet, qeveria shqiptare nuk i raportoi këto vizita në deklaratat e tyre zyrtare, ashtu si dhe nuk raportoi asgjë për vizitën e senatorëve.
Një përshkrim më të detajuar të rrjedhës së vendosjes së rreth 3000 muxhahedinëve në Shqipëri mund ta lexoni këtu.