A mund ta dimë arsyen se pse jeni dorëzuar pikërisht tani dhe jo më parë?
Unë në të vërtetë që kur kam marrë vesh që më kërkonte prokuroria kam dashur të dorëzohem, por nuk doja që dorëzimi im të zinte vend të pamerituar në lajme dhe debatin publik. Që nga tetori përshembull nuk kam dashur të tërheq vëmendjen nga protesta e drejtë e studentëve. Me kënaqësi kontatoj se pjesa më e madhe e kërkesave të tyre po gjen rrugën e zgjidhjes!
– A nuk mund të dorëzoheshit para muaji tetor sepse ju jeni në kërkim që në maj të vitit 2016?
– Janë dy gjëra. E para nuk kam dashur të ndërhyj me praninë time në hetime. Unë nuk kam patur besim tek dy ish ministrat e Brendshëm. Fakti që njëri është nën hetim dhe tjetri dha dorëheqjen më jep të drejtë apo jo?!
– Ka ndonjë arsye tjetër që nuk je dorëzuar më parë?
– Edhe unë si 90% e shqiptarëve nuk kam patur besim te drejtësia e vjetër.Tani me krijimin e KLGJ dhe KLP kam besim se gjithsecili do gjej të drejtën. Shfrytëzoj rastin tí bëj thirrje politikës së vjetër të mos pengojë reformën dhe nga ana tjetër u bëj thirrje prokurorëve të ndershem të aplikojnë për SPAK-un.
– Pse zgjodhët pikërisht ditën e sotme për tú dorëzuar?
– Mendoj se është një ditë e veçantë. Shqipërinë sot e vizitojnë dy ministra të jashtëm. (Janë dy ministra të jashtëm që takojnë këtu 3 ministra të jashtëm të Shqipërisë) Njëri përfaqëson një vend mik si Italia që është avokate e Shqipërisë dhe tjetri një vend skeptik si Hollanda. Jam dorëzuar sot që ministrit hollandez t’í jepet një provë e vërtetë që Shqipëria po bën hapa përparë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Unë nuk dua që të rrezikohet hapja e negociatave me BE-në. U bënë kaq vite që po zgjatin këto të uruara negociata.
– Pse kanë zgjatur kaq shumë negociatat me Ardi Veliun?
– 3 muaj për ju mund të duken shumë. Për mua jo dhe aq. Të kuptohemi nuk është se kam dashur të bëj të vështirin, por janë disa gjëra konfidenciale. Juve po u them se prita pak si do të shkonte vetëdorëzimi Babales te A. Veliu. Ju i quani këto veprime “confidence building”
– Ju thoni se jeni vetëdorëzuar, policia thotë se jeni arrestuar?
– Le ta quajmë vetëarrestim.
– Ju akuzoheni si Eskobar i Ballkanit?
– Gjatë kësaj kohe kam parë në Netflix: Narcos të dy sezonet dhe mendoj se është ekzagjerim titulli Eskobar. Po ashtu kam lexuar shumë libra, por nuk dua ta hap këtë temë dhe të bëhem objekt i thashethemeve mediatike dhe rast për lojë politike.
– Kryeministri kërcënoi policinë disa javë më parë dhe kërkoi që të mos vinte ambasadorja e re amerikane dhe të kërkonte arrestimin tuaj.
– Tani vetëarrestimi im është fakt. Nuk di a është e nevojshme të vij ambasadorja amerikane.