Investitorët gjerman vlerësojnë fuqinë punëtore, por jo politikat ekonomike në Shqipëri

Investitorët gjerman vlerësojnë fuqinë punëtore, por jo politikat ekonomike në Shqipëri

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregëtisë në vend (DIHA) ka zhvilluar gjatë muajve mars-prill nëj anketë mes anëtarëve të saj në lidhje me situatën ekonomike në Shqipëri.

Anketës i janë përgjigjur 48 investitor gjerman, që përbëjnë rreth 60% të anëtarëve të DIHA-s në Shqipëri.

Disa nga gjetjet e anketimit janë:

– Shumica e të anketuarve, 63%, tregojnë se situata ekonomike në vend është keq.

Të dhënat e viteve të fundit informojnë për një trend rritës të investitorëve që mendojnë se situata ekonomike është në përkeqësim, nga 38% në vitin 2017, 51% në 2019 e 54% në 2020.

E kundërta ndodh me % atyre që mendojnë se situata ekonomike është mirë,e  cila ka qënë në ulje, nga 19% në 2018 në 8% aktualisht.

– Përkundrazi, pritshmëritë e këtij viti krahasuar me vitin e kaluar i gjejnë investitorët me optimist. Nga 5% në 2020 që mendonin se gjendja do të përmirësohej, aktualisht janë 23% që e mendojnë kështu. Në të njëjtën mënyrë është ulur përqindja nga 43% në 40% të atyre që presin të përkeqësohet.

– Krahasuar me vitin e kaluar, të pyetur për situatën e bizneseve të tyre, investitorët janë përgjigjur se ajo është më keq në masën 40%, krahasuar me 23% vitin e kaluar. Kjo shifër është me larta e 5 viteve të fundit.

– Megjithatë, shumica e investitorëve presin që të ardhurat e tyre në vazhdim të rriten, 42% apo të ngelen të pandryshuara, 47%, ndërkohë që vitet e shkuara ky tregues ishte në masën 25-28%.

– Shumica e anëtarëve të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregëtisë presin që gjendja e ivnestimeve publike të mbetet e pandryshuar 56%, pothuajse njësoj me vitin e kaluar, ndërkohë që kemi rënie të numrit të atyre që presin rritje të investimeve, 19%.

– Një nga treguesti më domethënës të pyetësorit lidhej me faktorët që vlerësoheshin më shumë dhe më pak prej investitorëve.

Ndër më të vlerësuarit janë produktiviteti, kualifikimi, arsimimi dhe kostoja e forcës punëtore.

Më pak të vlerësuarit janë faktorët që lidhen me politikat që ndikojnë në klimën e të bërit biznes, si: lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, siguria ligjore, transparenca në tenderat publik, politikat ekonomike dhe administrata publike.

Siguria ligjore shihet edhe si një ndër rreziqet më të mëdhaja për investimet.

Pra, në një vështrim analitik të përfundimeve të anketës, investitorët gjerman vlerësojnë kualifikimin e krahut të punës në vendin tonë, por vendi çalon në politikat që garantojnë konkurrencë, shmangin burokracitë dhe japin siguri tek investitorët.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>