IPI: Qeveria shqiptare të thyejë heshtjen për dhunën policore ndaj gazetarëve

Nga Alice Taylor
IPI: Qeveria shqiptare të thyejë heshtjen për dhunën policore ndaj gazetarëve

Instituti Ndërkombëtar për Shtypin i bëri thirrje qeverisë shqiptarë të “thyejë heshtjen” ndaj akuzave për dhunë policore kundër gazetarëve.

Në një deklaratë të botuar sot, IPI  u shpreh se autoritetet duhet të nisin një hetim ndaj vargut të ndalimeve të pajustifikuara ndaj gazetarëve dhe menjëherë t’i përgjigjen pretendimeve të gazetarëve për dhunë nga policia ndërsa ishin në paraburgim.

Ata vunë në dukje “tensionet e mëdha” në Shqipëri gjatë javës së fundit, për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga një polic

Zëvendës drejtori i IPI, Scott Griffen tha:

“Ne i dënojmë me forcë këto sulme të qarta dhe flagrante ndaj lirisë së medias. Gazetarët kanë të drejtë të dokumentojnë veprimet e policisë si çështje me interes publik dhe këto ndalime janë shkelje e të drejtës së publikut për informim. Autoritetet gjithashtu duhet të hetojnë menjëherë raportimet e gazetarëve që sulmohen nga policia, duke përfshirë edhe kohën në paraburgim. “

Griffen vuri në dukje se Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duhet t’u përgjigjen menjëherë këtyre pretendimeve dhe të identifikojnë dhe sanksionojnë ata policë përgjegjës. Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht arrestimet.

“Heshtja e vazhdueshme vetëm do të rrisë dyshimet se autoritetet kanë diçka për të fshehur,” shtoi ai.

IPI raportoi se gazetari i Ora Neës Xhoi Malesia deklartoi  se ai ishte në transmetim drejtëpërdrejtë përmes celularit të tij dhe po filmonte ndalimin e protestuesve. Ai tha se policia iu afrua, i kërkoi të ndalonte filmimin dhe më pas e arrestoi kur ai refuzoi. Kur ishte në rajonin e policisë, ai raporton se u godit në fytyrë dhe u fye, ju refuzua mbështetja ligjore ose një komunikim telefonik me të afërmit dhe e detyruan të nënshkruajë një deklaratë që ai nuk e shkroi vetë.

LEXO  Gazetarët shqiptarë kundërshtojnë paketën anti-shpifje të Ramës

Deklarata gjithashtu raportoi për akuzat e bëra nga Qamil Xhani, Shefqet Duka dhe Aldo Mustafa.

IPI tha se këto ndalime vijnë gjatë një “kohe sfiduese për lirinë e medias në Shqipëri”. Kjo është për shkak të një numri incidentesh, duke përfshirë një bombë jashtë shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka, paditë kundër BIRN, Artan Ramës dhe planit të  qeverisë për rritjen e dënimit për shpifjen.

Lajme te ngjashme