
Presidenti Irianian Hassan Rouhani të shtunën akuzoi Izraelin për vrasjen e shkencëtarit kryesor në vend për programin e armëve bërthamore, raporton Reuters. Të premten, Irani kërcënoi me hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, duke përkqësuar tensionet në rajon.
Izraeli nuk ka komentuar për ngjarjen. Njësoj edhe SHBA-të, dhe CIA nuk kanë komentuar për këtë ngjarje.
Të paktën 4 shkencëtar nga viti 2010 dhe 2012 u vranë, në atë që Teheran e quan program për vrasjen dhe sabotimin e programit bërthamor të Iranit.
Fakhrizadeh u vra pasi një makinë pranë makinës të tij shpërtheu dhe një person filloi të qëlloi drejt makinës së shkencëtarit. Nga sulmi u vra truproja e shkencëtarit, ndërsa ky i fundit u dërgua me helikopter në spital ku dhe vdiq.