
Irlanda vendosi karantinën e detyrushme në të gjithë vendin, duke u bërë vendi i parë në Europë që rikthen këtë masë. Vendimi erdhi pas rritjes së të infektuarve me koronavirus.
Qytetarët irlandezë duhet të qëndrojnë në shtëpi ose mund të dalin deri në 3 milje largësi nga shtëpia e tyre. Do të lejohen të lëvizin vetëm ata që shkojnë në punë ose për lëvizje thelbësore.
Sipas të dhënave 150 mijë qytetarë pritet të humbasin punën e tyre në ditët në vijim.
Gjatë 24 orëve në Irlandë u rregjistruan 1263 të infektuar duke e çuar totalin në 52 256 të infektuar. Ndërkohë numri i viktimave në vend është 1865.