Isa Mustafa i kërkon LDK-së të zgjedhë kryetarin e ri

Nga Exit News
Isa Mustafa i kërkon LDK-së të zgjedhë kryetarin e ri

Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) konfirmoi dorëheqjen e tij për gazetarët, të hënën, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, njofton Koha.net.

Mustafa njoftoi se ka kërkuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Rezultati është shumë i keq për LDK-në, që nuk e kemi pritë fare edhe nga takimet në terren dhe puna që e ka bërë Hoti”, u shpreh Mustafa për median.

Ai tregoi se partia ende nuk ka zgjedhur një kryetar të përkohëshëm për të drejtuar zgjedhjet. Ndërkohë që partia ka propzouar disa emra për postin e kryetarit të ri.

“Kur e thërras kuvendin nënkupton që unë jam larguar. Nuk kemi zgjedhë ende ushtrues detyre të partisë”, përfundoi Mustafa.

LDK morri 13 përqind të votave, duke u renditur partia e 3-të në vend. Ky eshtë rezultati më i keq i arritur nga LDK. Zgjedhjet në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me mbi 48%, ndërsa parti e 2-të u rendit PDK-ja me 17,36 %.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>