Isabel Santos: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën ndërqeveritare

Nga Exit News
Isabel Santos: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën ndërqeveritare

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos ka thënë të hënën se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Si raportuese për Shqipërinë shpresoj që do të kemi lajme të mira gjatë presidencës portugeze dhe të përparojmë me konferencën e parë ndërqeveritare sepse Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për këtë hap dhe do të shërbejë si motivim për vazhdimësinë e reformave”, tha Santos të hënën në një intervistë për “Euro Speak”.

“Mbështetja e madhe që populli ka treguar për procesin e anëtarësimit është një nga pikat më të forta të Shqipërisë”, tha ajo.

Sa i takon reformave të ndërmarra nga Shqipëria ajo thotë se në të gjitha këto reforma “vihet re vullneti i shoqërisë” për t’i plotësuar.

“Bashkëpunimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vice-versa siç u konstatua edhe gjatë pandemisë është një tregues pozitiv që BE-ja jo vetëm që e konsideron Shqipërinë si pjesë të familjes së saj të zgjeruar por edhe vete vendi do të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve tona të përbashkëta”, tha Santos dhe shtoi se ka akoma vend për përmirësim.

Dobësi në fushën politike ajo vecoi polarizimin dhe shtoi se “edhe pse një numër i madh reformash janë zbatuar ka akoma gjëra që duhen përfunduar”.

Ajo tha se vështirësitë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE momentalisht rriten  për shkak të problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut “por siç e përmenda dhe pak më lart, Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë po përpiqet ta zgjidhë këtë situatë”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>