Ish anëtarja e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako ka paditur Këshillin e Lartë Gjyqësor për shkak se i ka hequr statusin e magjistrantes pas dorëheqjes së saj.
Zonja Qirjako dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të saj në vitin 2016.
Për këtë arsye KLGJ në prill të 2019 vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Qirjakon pasi ajo kishte refuzuar caktimin në një pozicion në apel si gjyqtare.
Në korrik të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetinmgut për Qirjakon pasi kishte dhënë dorëheqjen nga detyra.
Gjithashtu KPK vendosi që Qirjako nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.
Më herët të njëjtin pretendim ngriti dhe ish anëtarja e GJL, Arjana Fullani. Ajo kundërshtoi vendimin e KPK për përjashtimin e saj nga sistemi i drejtësisë, me pretendimin se nuk i kishte humbur statusi i magjistrantes.