Ish-deputeti Kokëdhima kërkon bojkot të zgjedhjeve

Ish-deputeti Kokëdhima kërkon bojkot të zgjedhjeve

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe drejtuesi i  Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima I ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit. Në profilin e tij në Facebook, Zoti Kokëdhima shkruan:

“Bojkotoni zgjedhjet e 25 qershorit! Shqipëria nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme. Elita politike nuk përtërihet. Nqs je i shtrënguar nga represioni i qeverisë të shkosh në zgjedhje, vendosi një Z të madhe gjithë fletës së votimit dhe kthejë votën tënde në refuzim për këtë klasë politike të diskredituar!”

Zoti Kokëdhima është një nga deputetët e parë që humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi u akuzua nga Partia Demokratike për abuzime me procedurat e prokurimit publik. Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin në maj të 2016-ës.

Përpara heqjes së mandatit, Zoti Kokëdhima njihej si “beu i jugut” për Partinë Socialiste, por në korrik 2016 ai u largua dhe nga Partia Socialiste.

Që atëherë, Zoti Kokëdhima ka nisur një fushatë brenda dhe jashtë PS-së, të quajtur Partia Zgjidhja, e cila nuk është e regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>