Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj denoncoi sot sulmin nga portali JOQ, përmes një lajmi të rremë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Zoti Shehaj tha se lajmi i publikuar nga JOQ, që pretendonte se Shehaj së bashku me kryebashkiakun Veliaj po ndërtojnë një pallat në Itali, është i shpikur dhe ka për qëllim vënien e gjobave:
“Gjoja një ndjekës i Portalit JOQ paska hedhur akuza kundër meje!!! Ky “denoncuesi i shqetësuar”, Genci.Islamaj, e paska mbyllur profilin pasi e ka mbaruar rolin e vet ne skemën e gjobvënies.
Zanati më i përhapur në Shqipëri është ai gjobvënies. Gjobvënësit janë banditë socialë që shpifin, trillojnë dhe hedhin baltë që pastaj t’i paguash për të mos shpifur më. Gjobvënësit vuajnë nga imagjinata banale, si këta të Joq që për herë të dytë, mundohen të bëjnë qejf duke më vënë mua gjobë.”
Ish-deputeti Shehaj u shpreh se ai dhe familja e tij nuk bën biznes “me politikanë, me kriminelë, me hajdutë dhe të korruptuar” dhe se as “nuk shantazhohet nga portalet gjobvënës”.