Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndihmuar me ushqime dhjetra familje në nevojë në zonën e Krrabës dhe Baldushkut në Tiranë.
Shumë prej familjeve të ndihmuara jetojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Të mbetur pa të ardhura dhe të pakualifikuar për ndihmë ngaqë janë familje rurale, ato po e kalojnë epideminë e Covid-19, në kushte të vështira dhe pa ushqime.
Ish-deputetja Vokshi i ka bërë disa herë apel institucioneve të ndihmojë të paktën me ushqime grupet në nevojë si të moshuarit, familjet pa të ardhura dhe ato të prekura nga tërmeti.