
Agim Çeku, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, do të merret në pyetje, të hënën, në selinë e Prokurorisë Speciale në Hagë.
Ai dyshohet se ka kryer krime ndaj civilëve gjatë luftës së Kosovës.
Më herët Çeku ka deklaruar se drejtuesit e UÇK-së nuk kanë bërë krime dhe se lufta e tyre për pavarësinë e Kosovës ka qenë e pastër.
Që pas fundit të luftës, në Kosovë janë ngritur pretendime të ndryshme për krime lufte nga UÇK-ja. Në fillim këto pretendime i mori në shqyrtim administrate e Kombeve të Bashkuara, UMNIK; më vonë misioni i posaçëm i BE-së për siguri dhe drejtësi EULEX. Vitet e fundit këto pretendime po shqyrtohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special, të njohur ndryshe si Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.