Ish-kryeministri i Kosovës thirret në Hagë

Nga Exit News
Ish-kryeministri i Kosovës thirret në Hagë

Ish-Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.

Në një deklaratë për gazetën Telegraf, Ceku e konfirmoi lajmin. “Po jam ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kamë marrë dje, ndërkaq me datë 28 shtator do të paraqitem në Gjykatë”, tha Çeku.

Sot, prokurorët special po intervistojnë në cilësinë e dëshmitarit kryetarin e BDI-së. Në fund të qershorit intervistuan për 4 ditë presidentin Hashim Thaçi.

Ndërsa pritet të intervistohet edhe Kadri Veseli.

Që pas fundit të luftës, në Kosovë janë ngritur pretendime të ndryshme për krime lufte nga UÇK-ja. Në fillim këto pretendime i mori në shqyrtim administrate e Kombeve të Bashkuara, UMNIK, më vonë misioni i posaçëm i BE-së për siguri dhe drejtësi EULEX dhe vitet e fundit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special, të njohur ndryshe si Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>