Ish-kryeprokurori Williamson: Akuzat janë ndaj Thaçit e Veselit, jo ndaj UÇK-së

Nga Exit News
Ish-kryeprokurori Williamson: Akuzat janë ndaj Thaçit e Veselit, jo ndaj UÇK-së

Ambasadori Clint Williamson ishte Kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së (SITF) në 2011, i cili filloi hetimet për krime të dyshuara nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë dhe pas Luftës së Kosovës.

Të mërkurën, pas publikimit të akuzave kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Veseli, Ambasadori Williamson ka rikthyer një pjesë të konkluzioneve të ekipit të tij pas hetimit të tyre në vitin 2014. Materiali u botua në faqen e internetit të Universitetit Shtetëror të Arizonës, ku ligjëron profesor Ëilliamson.

Amb. Williamson: Deklaratë për Aktakuzën e Presidentit të Kosovës Thaçi për Krimet kundër Njerëzimit dhe Krimet e Luftës

Sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë bëri publike ekzistencën e akuzave kundër Presidentit Hashim Thaçi të Kosovës dhe ish udhëheqësve të tjerë të UÇK-së për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ky është një zhvillim domethënës në një hetim që filloi në vitin 2011 me emërimin tim si Kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së.

Në përfundim të mandatit tim si Prokuror në vitin 2014, unë njoftova gjetjet tona paraprake hetimore dhe e mbylla duke thënë:

‘Disa, për të mbrojtur veten e tyre, janë përpjekur ta paraqesin këtë hetim si një sulm ndaj luftës së Kosovës për liri ose kundër UÇK-së si një organizatë.

Shumë kosovarë iu bashkuan UÇK -së me qëllimet më të mira dhe ata kundërshtuan kriminelitetin e shfrenuar që shfaqej pas luftës.

Disa prej tyre kanë treguar guxim dhe integritet të madh duke dalë përpara si dëshmitarë dhe duke thënë ato që dinë për ata që morën një rrugë të ndryshme – ata në pozicione drejtuese që përqafuan kriminalitetin dhe donin të përdorin UÇK-në për të çuar më tej objektivat e tyre personale.

Pra, duhet të jetë e qartë se ky hetim dhe çdo akuzë që rrjedh nga ai, janë të drejtuara në veprimet kriminale të individëve brenda grupeve të veçanta, jo drejt UÇK-së si një e tërë.

Kjo nuk është një përpjekje për të rishkruar historinë, siç disa janë përpjekur ta paraqesin atë. Unë kam qenë në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe kam mbikëqyrur hetimin e mëpasshëm nga ICTY për krime të kryera nga serbët gjatë asaj periudhe, duke bashkëautorizuar aktakuzën fillestare kundër Slobodan Milošević dhe të tjerët për krimet e drejtuara kundër viktimave shqiptare të Kosovës.

Kam pasur një rol udhëheqës në zhvarrosjet e varreve masive që ndodhën në verën e vitit 1999, ku u gjetën trupat e mijëra viktimave shqiptare të Kosovës.

Kam shkuar në skena të shumta krimesh në të gjithë Kosovën dhe kam kaluar shumë orë duke folur me viktimat dhe me familjarët e atyre që kanë humbur ose janë vrarë. Kështu që, nga vetë përfshirja ime direkte, e kuptoj qartë se çfarë ndodhi në Kosovë në vitet që çuan në luftë në 1999 dhe në vetë luftën.

Pavarësisht se cilat janë rrethanat që çuan në atë konflikt, megjithatë, nuk ka asgjë që justifikon vrasjen e qëllimshme të individëve të pafajshëm.

Ajo që ndodhi pas konfliktit nuk kishte të bënte me mbrojtjen e Kosovës ose luftën për liri. Përkundrazi, ky ishte një sulm brutal ndaj një pjese të konsiderueshme të popullatës civile.

Sulmi u drejtua pothuajse ndaj të gjithë serbëve që dëshironin të qëndronin në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin të moshuar ose të sëmurë; tek romët dhe pakicat e tjera etnike; dhe iu drejtua atyre shqiptarëve të Kosovës që kundërshtuan një grup të vogël brenda UÇK -së që kishin një monopol të pushtetit.

Në fund të fundit, kjo ishte vetëm për disa individë në udhëheqjen e UÇK -së që përdorën elementë të asaj organizate për të kryer dhunë në mënyrë që të siguronin fuqi politike dhe pasuri personale për veten e tyre, jo për ndonjë kauzë më të madhe. Dhe, si individë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre.’

Ajo që thashë në vitin 2014 vlen edhe sot. Për ata në Kosovë të cilët janë tunduar të reagojnë me zemërim ndaj kësaj aktakuze, dhe veçanërisht për ata në Kosovë që do të përpiqeshin të nxisnin kundërshtimin e publikut ndaj tij, unë do t’i nxisja ata të ndalojnë.

Këto janë akuza serioze dhe implikimet për ata që akuzohen janë po aq të rënda, por është e rëndësishme që këto akuza të adresohen përmes një procesi gjyqësor dhe që do të vijë në kohën e duhur.

Unë sinqerisht shpresoj se do të ketë një rezolutë të qartë që jep drejtësi për viktimat e këtyre krimeve – një hap kritik në lejimin e Kosovës dhe Serbisë të ecin përpara dhe ta vendosin këtë periudhë tragjike pas tyre.


Ambasadori Clint Williamson është Drejtori i Lartë i Programit Ndërkombëtar të Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në Institutin McCain, dhe një Profesor i nderuar i Praktikës në Kolegjin e Drejtësisë Sandra Day O’Connor, ku ai ligjëron Drejtësinë Ndërkombëtare Penale.

Ambasadori Williamson është ish-Ambasadori i Përgjithshëm i SHBA-ve për Çështjet e Krimeve të Luftës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>