Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili sulmon Komitetin e Ekspertëve

Nga Exit News
Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili sulmon Komitetin e Ekspertëve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi, të dielën, se Komiteti i Ekspertëve anti-Covid19 nuk duhet të merret seriozisht.

Përmes një postimi në Facebook, Vasil i cili ka qenë dhe ministër i shëndetësisë më parë, shkruan se Komiteti nuk njeh ligjin mbi të cilën është ngritur dhe se deklaratat e tyre përgatiten nga ‘zyrat e shtypit të Edi Ramës’:

“Kur Komiteti i Ekspertëve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnjë arsye për të bërë as debat dhe as diskutim me të.

Nuk kemi pra pse i keqkuptojmë anetarët e Komitetit, të cilët nuk dinë as emrin e ligjit mbi të cilin është ngritur Komiteti ku këta janë edhe anëtarë.

Kur deklaratat e Komitetit përgatiten në zyrat e shtypit të Edi Ramës të tilla broçkulla do të shkruhen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>