Eugena Tomini, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, ka deklaruar se numri i pacietëve ditorë me Covid-19 po vjen duke u rritur dhe se ky ritëm do të vazhdojë dhe në vjeshtë.
Sipas saj është shqetësues fakti se gjithnjë e më tepër po infektohen dhe të rinj, shumica prej të cilëve janë neglizhentë në zbatimin e masave ndaj virusit.
Në një intervistë për News 24, Tomini u shpreh:
“Kemi një trend të lartë të përhapjes së virusit. Kemi një intensitet që përvijon me nga 100-150 raste në ditë. Janë evidentuar që kemi dhe raste në grupmoshë të re. Të rinjtë po tregojnë një neglizhencë ndaj masave të koronavirusit.”
Zonja Tomini tha se situata pritet të rëndohet dhe të shtohet numri i të infektuarve dhe i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, edhe për faktin se në vjeshtë pritet të qarkullojë dhe gripi stinor.