Në Itali janë regjistruar 23 839 raste të reja me koronavirus, nga 357 154 teste të kryera për COVID-19.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 380 persona kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin total të viktimave në 107 636.
Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 6.7%, një rënie shumë e vogël krahasuar me 6.8% të premten.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me sëmundjen e kanë fituar edhe 18 287 qytetarë të tjerë, kurse që nga fillimi i pandemisë, 2.8 milionë qytetarë janë shëruar
Italia ka aktualisht 571 878 raste aktive me COVID-19.