Itali, dozë e vetme pas 6 muaj për ata që kanë kaluar Covid-in

Nga Exit News
Itali, dozë e vetme pas 6 muaj për ata që kanë kaluar Covid-in

Agjensia Italiane e Barnave (AIFA) ka këshilluar Ministrinë e Shëndetësisë në Itali që, për personat që ka kaluar Covid-19, të aplikohet një dozë vaksine 6 muaj pas shërimit.

Lajmi u bë i ditur nga agjensia italiane e lajmeve, Ansa, që thotë se ky sugjerim pritet të kthehet në një qarkore të re udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duket se opinioni i Agjensisë së Barnave i është referuar edhe studimeve të fundit, të zhvilluara në Amerikë, që arrinin në përfundimin se një dozë e vetme e vaksinës mund të jetë e mjaftueshme për të stimuluar në mënyrën e duhur antitrupat.

Sipas raporteve në këto studime, ish pacientëve Covid mund t’u jepet një dozë e vetme e vaksinës për të siguruar që përgjigja e tyre imune është aktivizuar deri në shkatërrimin e koronavirusit, edhe në disa nga variantet e tij më infektive. Rezultatet e këtyre dy studimeve të fundit janë në përputhje me rezultatet e dy studimeve të tjera, të botuara javët e fundit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>