Guardia di Finanza e Gjenovës ka kapur dje 77 kilogramë kokainë të pastër. Droga ishte e porositur nga kreu i një karteli shqiptar të drogës që kontrollon tregtimin e kokainës në diskotekat e Milanos.
Katër persona u arrestuan, dy italinë punonjës të portit të Gjenovës dhe dy shqiptarë, Nik Dauti dhe Artur Mahmutaj. Dy shqiptarët e arrestuar mendohen të jenë drejtues të lartë të organizatës kriminale.
Sipas hetimeve shqiptarët kanë paguar dy punonjësit e portit të Gjenovës në këmbim të lejimit të kalimit të drogës.
Marrë nga gazeta italiane Genova Il Secolo XIX