Itali kërkon testimin e detyrueshëm për Covid-19, me Francën dhe Spanjën

Nga Exit News
Itali kërkon testimin e detyrueshëm për Covid-19, me Francën dhe Spanjën

Qeveria e Italisë po bashkëpunon me qverinë franceze për arritjen e një marrëveshje reciproke për testimin e detyrueshëm të Covid-19 për turistët dhe punëtorët sezonal në kufi.

Të njëjtën gjë, Itali po kërkon të arrijë edhe me Spanjën. Vendimi i qeverisë italiane erdhi pas rritjes së numrave të të infektuarve të rinj në këto dy vende.

“Ka tashmë një diskutim me qeverinë franceze të nisur nga Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza. Tema e reciprocitetit po vlerësohet. Jo vetëm me Francën, por edhe me Spanjën. Unë besoj se kjo mund të jetë një zgjidhje që mbron njerëzit ”, tha nënsekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sandra Zampa, për televizionin RaiNews 24.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>