Itali, ministri për Evropën Paolo Savona vihet nën hetim

Itali, ministri për Evropën Paolo Savona vihet nën hetim

Ministri Italian për Evropën Paolo Savona po hetohet nga prokuroria italiane për fajde bankare dhe aplikim të interesave bankara përtej praguat të lejuar nga ligji.

Paola Savona po hetohet për këtë akuza që dyshohet se kanë ndodhur gjatë kohës që ai ka qenë drejtues i bankës Unicredit në Itali.

Bashkë me ministrin po hetohen dhe 22 persona të tjera, kryesisht drejtues të lartë të bankës në vitet 2005-2013.

Në maj, Paolo Savona, i cili njihet për qendrimet e tij anti-evropiane dhe anti-euro, u propozua nga LegaNord dhe Lëvizja 5 Yjet për postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Por Presidenti Sergio Mattarella nuk e pranoi emrin e Paoli Savonas, dhe tani ai është emëruar ministër për Evropën në qeverinë e Giussepe Contes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>