
Një bandë me 11 shqiptarë që shiste kokainë u shkatërrua në Itali. Policia bën me dije se janë arrestuar të 11 pjestarët e grupit.
Të arrestuarit trafikonin dhe shisnin kokainë të cilësisë së lartë dhe klientela e tyre ishin kryesisht biznesmenë dhe njerëz të njohur.
Porosia për kokainë merrej përmes telefonatave, duke përdorur kode të ndryshme, e më pas i dërgohen në shtëpi klientëve.
Policia gjeti në momentin e arrestimit 500 doza të gatshmë për shitje, 350 gramë kokainë dhe 500 gramë kanabis.