
Në Itali, 423 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.
Autoritetet raportuan 24 935 mijë raste të reja me koronavirus pas 353 737 tamponësh të kryer në mbarë vendin.
Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur, me më shumë se 5, 600 raste të reja.
Raporti mes të infektuarve dhe të testuarve është rritur sot 7%, nga 6.2% që ishte një ditë më parë.
Në spitale ndodhen 3 333 persona që po marrin trajtim mjekësor më të specializuar.