Italia mbylli sot të gjitha fabrikat dhe shërbimet jo të domosdoshme. Kryeministri i Italisë Conte lajmëroi sonte mbylljen e të gjitha aktivitetet prodhuese deri më 3 prill. Do të qendrojnë hapur vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, tha ai.
Vendimi erdhi pas një dite dramatike në Itali, ku vdiqën 793 persona.
“Do të mbyllim të gjitha aktivitetet prodhuese jo të rëndësishme. Por do të qendrojnë të hapura dyqanet ushqimore, famarcitë, bankat, posta, dhe siguracionet. Aktivitetet prodhuese të cilat do të vazhdojnë punën janë agrikultura, peshkimi, industria ushqimore”, sqaroi Conte.
Ndërsa në Lombardi u vendos mbyllja e zyrave publike, trajnimet profesionale, kantierët e ndërtimit, dhe aktivitetet e hapura.