Italia fillon karantinën e plotë për Krishtlindje

Nga Exit News
Italia fillon karantinën e plotë për Krishtlindje

Italia të enjten vendosi masat e reja bllokuese ndaj Covid-19. Ajo vendosi një karantinë mbarëkombëtare për festat. Qeveria italiane përmes këtyre masave kërkon të parandalojë një rritje më të madhe të rasteve të koronavirusit.

Policia italiane ndaloi dhe grumbullimet e familjeve për Krishtlindje.

Autoritetet italiane njoftuan se dyqanet që nuk janë të rëndësishme për përditshmërinë, do të mbyllen nga 24 deri në 27 dhjetor, 31 dhjetor deri më 3 janar dhe 5 deri më 6 janar.

Në këto data, qytetarët italianë do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, arsye shëndetësore apo urgjente.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>