Italia forcon masat kundër COVID-19

Nga Exit News
Italia forcon masat kundër COVID-19

Italia forcoi, të premten, kufizimet kundër COVID-19, përfshi dhe vendosjen e një shtetrrethimi natën, deri më 15 shkurt.

Dekreti u nënshkrua nga kryeministri Giuseppe Conte.

Udhëtimi midis rajoneve do të vijojë të jetë i ndaluar, përveçse vizitave tepër të rëndësishme.

Një pjesë e mirë e studentëve do të kthehen në shkollë nga e hëna, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë mësimin online.

Baret që shërbejnë alkool do të mbyllen pas orës 18:00.

Ndërsa vizitat në familjet e tjera lejohen vetëm një herë në ditë, me një maksimum prej dy personash.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, masa të reja mund të vendosen në Lombardi, Siçili dhe rajonin autonom të Bolzanos.

Italia raportoi të premten 477 viktima nga Covid-19, një shifër lehtësisht më të ulët se një ditë më parë.

Po ashtu, numri i të infektuarve të rinj u ul në 16,146 nga 17,246 që ishte një ditë më parë.

Në total, Italia ka regjistruar 81,325 vdekje nga Covid-19 që prej shkurtit 2020, duke u renditur e dyta në Evropë dhe e gjashta në botë. Vendi ka raportuar gjithashtu 2.352 milion të infektuar deri më tani.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>