Italia miraton ilaçin Regeneron për Covid-19, 70% i efekshëm

Nga Exit News
Italia miraton ilaçin Regeneron për Covid-19, 70% i efekshëm

Rregullatori italian i ilaçeve AIFA ka miratuar përdorimin emergjent të terapisë me antitrupa të Covid-19 të prodhuar në Amerikë, ‘Regeneron’, raportoi Reuters. Ky trajtim jepet tek të sëmurët me simptoma të lehta dhe mesatare, tha AIFA.

Komiteti shkencor i rregullatorit theksoi se ende nuk dihet se sa mund të kurohet virusi me këto ilaçe.

“Ky është një virus me rrezik të lartë për të cilin asnjë trajtim standard nuk është gjetur ende”, tha AIFA, duke theksuar se po e miratonte ilaçin vetëm për shkak të situatës emergjente.

Rregullatori i BE tha të enjten se ishte duke rishikuar të dhënat për terapitë e antitrupave Regeneron.

Ky ilaç u përdor në SHBA për kurimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump kur u infektua me Covid-19.

Terapia e kombinuar e dy antitrupave, bamlanivimab dhe etesevimab ndihmon në uljen e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjen në pacientët me Covid-19 me 70%, sipas të dhënave të fazës së parë të testimit të kryer në janar 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>