Italia në 24 orët e fundit, më pak viktima me Covid-19, por më shumë të infektuar

Nga Exit News
Italia në 24 orët e fundit, më pak viktima me Covid-19, por më shumë të infektuar

Italia raportoi të mërkurën 578 viktima me Covid-19 duke e çuar totalin në 21 645 të vdekur.

Krahasuar me të martën (602) janë 24 viktima më pak, çka u jep optimizëm autoriteteve për situatën, pasi paralelisht, të mërkurën, pati 960 persona që u shëruan, duke e çuar totalin në 38 092 të riaftësuar.

Sidoqoftë numri i të infektuarve në Itali vazhdon të rritet, 2 667 raste të reja u diagnostikuan të mërkurën duke i çuar shifrat në 165 155 të infektuar.

Po kështu mbetet në rritje numri i të sëmurëve. Të mërkurën u raportuan 1 127 të sëmurë të tjerë (të martën ishin shtuar 675)  duke e çuar totalin në 105 418 persona të sëmurë lehtë, ose rëndë.

Prej nisjes së epidemisë, Italia ka testuar mbi 1 milionë persona, 14.7 për qind e të cilëve kanë rezultuar të infektuar.

Vdekshmëria në rang kombëtar ka shkuar në 13 për qind ndërsa Lombardia është me gjendjen më të rëndë 18.3 për qind e pacientëve atje kanë vdekur – 11 377 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>