Italia ka nisur administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19. Autoritetet shëndetësore njoftuan administrimin e dozës së tretë tek 40 persona të kategorisë në rrezik, të martën.
Këta janë persona të cilët kanë kryer një transplanti dhe kanë përfunduar ciklin e tyre të parë të vaksinimit në muajt e fundit.
“Ata u kontaktuan drejtpërdrejt për administrimin e vaksinës në dozën e tretë në qendrën e vaksinimit” , vazhdon njoftimi i autoriteteve.
Nga 20 shtatori, rajoni i Lombardisë gjithashtu do të fillojë administrimin e dozave të treta për ata në rrezik, siç janë pacientët onkologjikë dhe ata me shumë sëmundje.
“Nga 20 ose 21 shtator ne do të jemi gati për të filluar këtë fazë të tretë, duke respektuar udhëzimet që na vijnë nga Roma për të vaksinuar së pari më të dobëtit. Nëse atëherë është e nevojshme ta shtrijmë atë në të gjithë popullsinë, ne jemi gati ”, njoftoi të martën, eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse Fontana.