Italia përgatitet të vaksinojë personat mbi 12 vjeç

Nga Exit News
Italia përgatitet të vaksinojë personat mbi 12 vjeç

Italia po përgatitet të vaksinojë popullatën e moshës 12-18 vjeç, para fillimi i vitit të ri shkollor. Deri më tani vetëm 16% e kësaj popullate janë vaksinuar. Vendimi, sipas Euroactive u morr pasi rreziku i krijimit të shpërthimeve të reja në shkollë është shumë i lartë.

Në Itali, 2.5 milion persona të moshës së rreikuar ende nuk janë vaksinuar. Kjo përfshin 2.9% të atyre mbi 90 vjeç, 6.7% të 80-89 vjeç, 12% të 70-79, 17.8% të atyre midis 60 dhe 69 vjeç.

Në total, gati 20 milion italianë ose mbi një e treta e popullsisë kanë marrë vaksinimin e tyre COVID-19, me 53 milion vaksina të administruara tashmë.

Komiteti tekniko-shkencor italian për emergjencën pandemike (CTS) ka ftuar autoritetet të përqendrojnë fushatën e vaksinimit tek të moshuarit dhe të rinjtë.

Ndërkohë, shkalla e infeksionit COVID-19 vazhdon të ulet, me vetëm 808 infeksione dhe 12 vdekje në 24 orët e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>