Italia planifikon vendosjen e masave më të rrepta kundër pandemisë

Nga Exit News
Italia planifikon vendosjen e masave më të rrepta kundër pandemisë

Italia po planifikon vendosjen e masave më të rrepta kundër pandemisë gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Në muajin Janar mund të ketë rritje, deklarojnë autoritetet. Gjatë së dielës njerëzit shkuan nëpër qendra tregtare, të shumtë në numër, duke u bërë rrezik për përhapjen e pandemisë.

Të dielën Italia raportoi 484 vdekje nga Covid-19. Të shtunën, Italia tejkaloi Britaninë e Madhe për numrin e të infektuarve.

Qeveria italiane po konsideron vendosjen e “zonës së kuqe” nga 24 dhjetori deri të paktën 2 janar. Qeveria po mendon të zgjasë orën policore gjatë natës, pastaj duke ndaluar lëvizjen pa arsye  dhe mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve gjatë fundjavave dhe pushimeve, me përjashtim të atyre që shesin mallra thelbësore, raportuan mediat italiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>