Të mërkurën, Italia raportoi 7,332 infektime të reja, numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë. Numri i vdekjeve është 43, duke çuar numrin e viktimave në 36, 289 në total.
Rritja më e madhe është në zonën e Lombardisë, me 1,844 raste të reja, e ndjekur nga zona e Venetos dhe Lazios.
Numri i pacientëve në spitale është 5,470 dhe 539 prej tyre në terapi intensive.
Shoqata e doktorëve ka lajëmruar se nëse numri i infeksioneve në Itali rritet si në Francë, atëherë spitalet do të kenë kapacitet për dy muaj.