
Italia regjistroi të premten 13 446 raste të reja me koronavirus nga 338,771 teste të kryera.
Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 263 vdekje ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë është 120 807.
Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u ul me 57.
Autoritetet njoftuan se u shëruan 15 621 persona. Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 4,02 milionë të infektuar dhe 3,46 milionë të shëruar.