Italia regjistron 15 267 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Italia regjistron 15 267 raste të reja në 24 orët e fundit

Italia regjistroi të hënën 15 267 raste të reja me Covid-19, duke shënuar kështu një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve.

354 persona nuk kanë humbur jetën të hënën në shtetin fqinj.

243 pacientë janë në terapi intensive.

Aktualisht në Itali janë 530 357 persona të infektuar, ndërsa të shëruar që prej fillimit të pandemisë janë 2.605,538 persona.

Italia ka vendosur të hënën 10 rajone në shtetrrethim për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Rajonet e konsideruara si “zonë e kuqe” janë: Puglia, Campania, Lazio, Marche, Emilia-Romagna, Piemonte, Lombardia, Veneto, Friuli Venezia Giulia, Provinca e Trentos dhe Molise.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>