Italia ka regjistruar 23 696 raste të reja të enjten. Në 24 orët e fundit u shënuan 460 viktima.
Një ditë më parë u shënuan 21 267 raste.
Numri i personave në terapi intensive është 250 në 24 orë.
Ndërkohë, të hënën pritet që vendi të ndryshojë edhe një herë masat shtrënguese, në bazë të shifrave të javëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vendi do të fillojë tashmë fushatën masive të vaksinimit.
Priten 4.5 milionë vaksina deri në fund të marsit dhe më shumë se 50 milionë të tilla në tremujorin e dytë të vitit.