
Italia regjistroi të hënën 329 viktima dhe ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 7 925 infektime të reja.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 142 mijë testime.
Ndërsa 13 mijë persona janë shëruar.
Numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive dhe repartet e tjera Covid është rritur.