
Italia regjistroi të martën 336 viktima nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 10.386 raste të reja me Covid-19 nga 274.019 teste të kryera.
Nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj kanë humbur jetën 94,171 persona.
Rajoni me numrin më të lartë të rasteve mbetet Lombardia me 1696 të prekur.
Kufizimet e pandemisë në Itali vijojnë të jenë të forta, teksa autoritet shëndetësore presin një rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të COVID-19.