
Italia regjistroi të mërkurën 20 884 raste të reja të infektimit me COVID-19, një diferencë prej gati 4 mijë raste prej ditës së mëparshme.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj humbën jetën 347 persona.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se 9018 persona ndodhen aktualisht në intubim.
Sakaq, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID në Itali, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 2.976.274 persona, ndërsa në total kanë humbur jetën 98.635 persona.