Italia regjistroi të mërkurën 376 viktima, më shumë krahasuar me një ditë më parë ku u shënuan 318.
Edhe numri i të infektuarve ishte i lartë, ku u shënua 19 749 infektime, por me një numër testimesh pothuajse të dyfishuar. Niveli i pozitivitetit u ul në 5.7%.
Rajonet më të goditura janë Lombardia, Kampanja dhe Emilia Romanja.
Të martën presidenti Sergio Mattarella mori vaksinën Moderna.