
Italia regjistroi të martën 628 viktima gjatë 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë së Italisë deklaroi se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 13 mijë të infektuar nga Covid-19.
Italia është njëri nga vendet më të goditura nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i testimeve të kryera u rrit në 166,205 nga 87,889, tha ministria.
Në total, Italia ka regjistruar 69,842 viktima të COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë.
Po ashtu ka regjistruar gjithashtu rreth 1.977 milion raste deri më tani.