Italia regjistron numrin më të lartë të të varfërve pas krizës së COVID-it

Nga Exit News
Italia regjistron numrin më të lartë të të varfërve pas krizës së COVID-it

Numri i italianëve që jetojnë në varfëri u rrit gjatë vitit 2020 në nivelin më të lartë në të paktën 15 vitet e fundit pasi kriza e koronavirusit solli rënie ekonomike në pjesën më të madhe të vendit, raporton Reuters.

Vitin e kaluar, rreth 5.6 milion italianë, ose 9.4% e popullsisë, jetonin në varfëri absolute.

Njerëzit që jetojnë në vafëri absolute janë përkufizuar si ata që nuk janë në gjendje të blejnë mallra dhe shërbime thelbësore për të arritur një standard minimalisht të pranueshëm të jetesës, tha Byroja Kombëtare e Statistikave në Itali.

Krahasuar me 2019, numri i atyre që jetojnë në varfëri është rritur me 1 milion dhe është shifra më e lartë që kur ka filluar regjistrimi i tyre në 2005.

Për sa i përket familjeve, pak më shumë se dy milionë familje ishin zhytur në varfëri vitin e kaluar – 7.7% të totalit, nga 6.4% në 2019. Në jugun e Italisë, 9.4% e familjeve jetojnë në varfëri, ndërsa në veri, 7.6%.

Ekonomia e Italisë u tkurr me 8.9% në vitin 2020, recesioni i saj më i rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Numri i njerëzve në varfëri përfshin 1.3 milion të mitur ose 13.5% të të gjithë personave nën 18 vjeç në Itali.

Grupi i goditur më keq janë të huajt. Rreth 1.5 milion, ose 29.3% e migrantëve të regjistruar jetojnë në varfëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>