
Italia ka regjistruar të enjten sërish shifra të lartë të COVID-19, ku 25 600 persona rezultuan pozitivë.
Një ditë më parë, të mërkurën ishin 22.400 raste me Covid-19.
Në 24 orët e fundit vendi shënoi 373 viktima nga 332 që ishin një ditë më parë.
Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.9% në nivel kombëtar.
2859 persona janë në terapi intensive.
Qeveria të premten do lajmërojë masat e reja, që priten të ashpërsohen.