Italia riatdheson një sipërmarrës shqiptar: I rrezikshëm

Nga Exit News
Italia riatdheson një sipërmarrës shqiptar: I rrezikshëm

Prokuroria e Brescias ka riatdhesuar të enjten sipërmarrësin shqiptar Gëzim Sallaku, raporton gazeta Brescia Today. Sipas vendimit të prokurorisë italiane, Sallaku është një “person i padëshiruar, me dokumenta jo të rregullta dhe i rrezikshëm”.

Sipërmarrësi 48 vjeçar është arrestuar disa herë nga policia italiane për akuza të ndryshe. Nga viti 2002 e deri më tani ai ka qënë i përfshirë në shitjen e makinave të vjedhura, evazion fiskal, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2018, Sallaku sëbashku me 3 vëllezërit e tij u arrestua nga policia e Brescias sëbashku me 22 persona të tjerë për trafik droge. Ai u lirua 48 orë më pas, sepse vëllai i tij morri përsipër tarfikun e drogës.

Sallaku ka qënë pronar i klubi sportiv, i një hoteli dhe një restoranti në Brescia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>