Italia regjistroi sërish rritje të rasteve të enjten, me 19 886 të infektuar.
Një ditë më parë, të mërkurën ishin 16 424 infektime ditore.
Sa i takon numrit të viktimave në 24 orët e fundit shteti fqinj regjistroi 308.
Niveli i pozitivitetit është 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.
Rajoni më i goditur është Lombardia i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana.
Qeveria italiane ka paralajmëruar lehtësim të masave, duke hapur aktivitet kulturore, muzetë, kinematë dhe teatrot.