Italia ul në 5 ditë detyrimin e karantinimit për Shqipërinë

Nga Exit News
Italia ul në 5 ditë detyrimin e karantinimit për Shqipërinë

Italia vendosi detyrimin e karantinimit për 5 ditë për shqiptarët. Ministri italian i Shëndetësisë njoftoi të enjten, se detyrimi i karantinimit për vizitorët e huaj në Itali do të ulen nga 10 ditë në 5 ditë, për të gjitha vendet e BE-së, SHBA-të dhe Britaninë.

Në këtë vendim përfshihen edhe vendet jashtë BE-së, por të cilat bëjnë pjesë tek lista e vendeve të sigurta, të shpallur nga BE.

BE më 1 korrik hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë për të hyrë në Itali duhet të kesh 14 ditë nga vaksinimi i plotë me një vaksinë të njohur nga BE, një test serologjik negativ, ose një test Covid-19 të kryer 48 orë përpara hyrjes në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>