Italia vendos izolim në fundjavë, drejt ashpërsimit të mëtejshëm të masave

Nga Exit News
Italia vendos izolim në fundjavë, drejt ashpërsimit të mëtejshëm të masave

Italia është duke marrë masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Komiteti rekomandoi të mërkurën që të shtohen kufizimet dhe të vendos izolime në fundjavë.

Këto masa vijnë pas rritjes së rasteve në vend. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 3.1 milionë persona dhe kanë humbur jetën 100 mijë.

Të mërkurën vendi regjistroi 22 409 raste të reja dhe 332 viktima.

Përballë kësaj situatë qeveria po shqyrton mundësinë e një izolimi kombëtar.

Rekomandimet e komitetit do të shqyrtohen nga qeveria italiane gjatë ditëve në vijim. Ndërsa kërkohet që të zgjerohet dhe përshpejtohet fushata e vaksinimit ndaj koronavirusit, si dhe gjurmimi i varianteve të reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>