Italia ka vendosur të hënën 10 rajone në shtetrrethim për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Vendi ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19, duke detyruar autoritet të shtrëngojnë masat.
Kështu 42 milionë italianë janë tashmë në zonë të kuqe. Sardenja është e vetmja zonë e bardhë në Itali.
Rajonet e konsideruara si “zonë e kuqe” janë: Puglia, Campania, Lazio, Marche, Emilia-Romagna, Piemonte, Lombardia, Veneto, Friuli Venezia Giulia, Provinca e Trentos dhe Molise.
Vetëm në zonat portokalli janë lejuar vizitat tek familjarët, por dhe ato të kufizuara me vetëm një herë në ditë dhe jo më shumë se dy persona.
Ndërsa në zonat e kuqe vizitat janë të ndaluara.
Dyqanet, baret dhe restorantet janë mbyllur në këto zona.
Për Pashkë qeveria do të vendos kufizime njësoj si për Krishtlindje, ku çdo gjë do të mbyllet.
Ky vendim u mor të premten e kaluar për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid-19.